Kf.Drita ka reaguar për deklaratat e fundit të futbollistit të Kosovës U-21, Lirim Kastrati, se ai ka qenë pjesë e Dritës në të kaluarën. Përmes një reagimi zyrtar, Drita ka shprehur mohimin se Lirimi ka qenë i grumbulluar ndonjëherë me Driten dhe se nuk ka luajtur as edhe një ditë të vetme.
Për Dritën këto deklarata janë shpifje dhe fjalë të pamatura, për cka sipas tyre duhet që ky futbollit dhe të tjerët të kenë kujdes me fjalën publike.
“FC DRITA i gëzohet qdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!” thuhet ndër të tjera në reagim.
Ky është postimi i plotë:
“REAGIM
Duke ditur që klubi jonë FC DRITA nuk është idhëtare të reagoj për qdo thashethëm që e lakon emrin e klubit tonë, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj deklaratës së lojtarit të kombëtares U-21, Lirim Kastrati i cili në një medium ka deklaruar që ka qenë i grumbulluar me klubin tonë në fazë përgaditore për dy javë!
Dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës se Lirim Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me klubin tonë as për një ditë të vetme dhe se deklarimet e tij janë tejet joprofesionale dhe të pamatura nga Lirimi.
FC DRITA i gëzohet qdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!
Klubi jonë i bënë thirrje të gjithë futbollistëve të rinjë që ti kushtojnë rëndësi deklaratve publike sepse deklarata të tilla mund të ndikojnë keq në uljen e reputacionit të një sportsiti.
Klubi jonë i uron shumë suksese Lirimit, ndërsa në fushen e komunikimit e këshillon të përmisohet shumë më shumë!”