DYLON

Anulohet koncerti i organizuar për nder të Ditës së Çlirimit

Anulohet koncerti i organizuar për nder të Ditës së Çlirimit
Avatar photo Redaksia

Është anuluar koncerti kulturoro-artistik i organizuar për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati tha se në Kamenicë kanë ndodhur ngjarje jo të mira këto ditë.

Brenda pak ditëve kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet ku humbën jetën dy persona dhe njëri nga ta është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

EkoHigjiena

“Ky rast i rëndë na ka prekur të gjithëve dhe për këtë arsye anulohet koncerti kulturoro-artistik, i paraparë të mbahet sonte për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës. Uroj që rastet si këto të jenë të fundit për qytetarët tanë dhe të riut që po trajtohet në QKUK, i uroj shërim të shpejtë!”, tha kreu i komunës, Qëndron Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.