Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani i ka dëshiruar shërim të shpejtë aktores dhe deputetes, Adriana Matoshi që ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru
“FC DRITA i dëshiron shërim të shpejt “Intelektuales” sonë dhe rikthim në skenën artistike, artit të saj të dëshmuar, teatrit e filmit”, thuhet në një postim zyrtar të klubit.
Ja postimi i plotë:
Forca ADRIANA
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.
Aktorja me prejardhje nga Gjilani, përkrahëse e klubit tonë FC DRITA është një nga aktoret më aktive dhe të suksesshme kosovare, jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.
FC DRITA i dëshiron shërim të shpejt “Intelektuales” sonë dhe rikthim në skenën artistike, artit të saj të dëshmuar, teatrit e filmit./ /2LONLINE.com/