/2L ONLINE/ – Java e 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, solli dëshpërim për skuadrën KF Drita, dhe adhuruesit e kësaj skuadre, e cila para adhuruesve të saj humbi me rezultat minimal nga KF Llapi, ndërkohë që skuadra tjetër gjilanase KF Gjilani iu gëzua fitores së dytë edhe atë si mysafire pasi mundi KF Ferizajn.
KF Drita, nuk arrit ta ndal asnjë pikë në arkën e saj, ndonëse luajti para publikut të saj. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që pjesa e dytë, përkatësisht minuta e 69 e takimit ishte minutë tersi pasi ekipi gjilanas pësoi gol. Ishte Berat Hyseni që për skuadrën llapjane shënoi në këtë minutë dhe që doli të ishte edhe gol i fitores sepse ishte edhe rezultat final i takimit. Pra, Drita – Llapi 0-1.
Skuadrës gjilanase i nevojitet menjëherë në xhiron tjetër që luhet të 10 shtator të konsolidojë vetën dhe ta gjejë rrugën e fitores në ballafaqim që do ta ketë në Prizren me skuadrën e Lirisë, e cila vetëm në xhiron e tretë gjeti rrugën e fitores sepse në dy xhiro të para kishte pësuar humbje. Përndryshe, aktualisht skuadra e Dritës radhitet në pozitën e 9-të të tabelës.
Skuadra tjetër e qytetit të Gjilanit, KF Gjilani ka gëzuar tifozerinë e saj, pasi nga Ferizaj, si skuadër mysafire, rrëmbeu të tria pikët duke i lënë vendësit duarbosh. Madje ajo ka përmbysur rezultatin, pasi disavantazhin 1-0 e ktheu në 1-2, për të regjistruar kështu fitoren e dytë, nga tri xhiro dhe arkëtuar edhe tri pikë të reja për t’i bërë gjithsej gjashtë dhe tani pozicionohet në pozitën e pestë.
Golashënuesit në këtë takim ishin: Muhabi Bushi për vendasit në minutën e 8-të, si dhe Isa Eminhaziri, që barazoi rezultatin në minutën e 20-të dhe Betim Haxhimusa në minutën e 49, për të siguruar fitoren për skuadrën e Gjilanit dhe pikët e plota nga ky ballafaqim. Përndryshe në xhiron tjetër Gjilani luan si vendës, pret KF Drenica.
Përndryshe, ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme:
Takimi i mbetur i kësaj jave, Feronikeli – Trepça 89’ luhet të enjten po në ora 15:00
Ja edhe tabela aktuale pas tri xhirove: