Trepçës 89 i ka mjaftuar goli i Renato Hyshmerit i realizuar në minutën e 12 të takimit për ta mposhtur kampionin në fuqi Dritën në Mitrovicë.
Përballja ishte e furishme dhe të dyja skuadrat kërkonin golin, sidomos vërehej një presion i Dritës të cilët kërkonin në të gjitha mënyrat.
Loja ishte paksa e tensionuar dhe në fund të pjesës së dytë, Trepçës 89 mundi të ndëshkohej pas ndërhyrjes së Ergis Mesinit në Xhevdet Shabanin e Dritës. Gjyqtari kryesor i takimit Alban Shala vendosi ta vazhdojë lojën dhe të mos ketë ndëshkim.
Pjesa e dytë e solli një Dritë sulmuese që dëshironte vazhdimisht golin, por pa konkretizim.
Jo vetëm që kërkonin, por Drita kishte raste të mira me anë të Ardian Limanit, Endrit Krasniqit dhe Kyrian Nëabueze, i cili shpërdoroi një gol të sigurt në minutën e 68’ të takimit.
Kjo humbje e lë Dritën aty ku ishte enë vendin e 7 me 26 pikë në pozitën tabelare.
Nw ndeshjet e tjera, Feronikeli ka triumfuar në derbin e javës ndaj Llapit falë golave të Mendurim Hotit dhe Astrit Fazliut.
Prishtina në shtëpi ka triumfuar ndaj Lirisë me rezultat bindës 4-0