Në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League, FC Drita nga Gjilani ka pësuar humbje minimale nga skuadra finlandeze, Inter Turku.
Rezultati përfundimtar 1-0. Vendësit kanë shënuar përmes futbollistit Jussi Niska që ka realizuar gol në minutën e 77-të.
Përndryshe, nga minuta e 75-të FC Drita ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Blakçori ka marrë kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet me 12 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë., ku FC Drita do ta kërkojë fitoren që do ta kalojë tutje në raundin tjetër. /2LONLINE/