Drita po vazhdon prezantimet e futbollistëve të ardhur këtë afat kalimtar dhe pas Ilir Blakcorit, sot prezantuan Hamdi Namanin.
Mesfushori llapjan ish-kapiten i Llapit është një nga më të mirët në futbollin kosovar dhe Drita me të ka bërë një transferim bombastik.
Edhe për Namanin, klubi bardh e kaltër bënë një prezantim unik, përmes një videoje tashmë praktikë e instaluar nga Drita.
Namani iu ka bashkuar skuadrës gjilanase nga Llapi, pasi për disa vite ka qenë lider i skuadrës llapjane.
Pas Namanit, Drita pritet ta prezantojë edhe njërin nga sulmuesit më të mirë shqiptar në Maqedoni, Izair Eminin.