Skuadra bardh e kaltër, Drita, ka shënuar fitore 2 me 1 ndaj Ballkanit. Ndeshja derbi kjo e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, në mes dy pretendentëve kryesor për titull kampioni i takoi gjilanasve dhe doli që rezultati i pjesës së parë të jetë edhe rezultat final i këtij ballafaqimi.
Fitorja e skuadrës gjilanase erdhi falë dy golave të realizuara nga Kastriot Rexha (30’ dhe 45’), në anën tjetër golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Mirlind Daku (44’).
Tani Drita është lider i tabelës me 36 pikë, një më shumë se Ballkani në pozitën e dytë. /2LONLINE.com/