Kampioni në fuqi Drita ka pranuar rezultatet për testet e COVID-19 dhe në testet e fundit e gjithë skuadra kanë rezultuar negativ në këto teste.
Tashmë, pritet që skuadra bardhëekaltër të marrë rrugë drejt Polonisë.
“Klubi jonë FC DRITA dje është testuar për testet e Covid-19 në prag të ndeshjes me Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 është fituar dhe tani fokusohemi teresisht për ndeshje”, ka njoftuar klubi Drita.
Gjilanasit luajnë të enjten ndaj Legias në udhëtim, në ndeshjen që vlen për raundin e tretë të Ligës së Evropës.