Ndeshja Legia – Drita luhet sonte nga ora 20:30 dhe do të jetë ndeshja më e madhe evropiane për klubet kosovare që është zhvilluar ndonjëherë, pasi asnjë skuadër më parë nuk ka arritur në këtë nivel të garave.
Drita ka njoftuar se skuadrës do t’i mungojë kapiteni, Ardian Limani, ndërsa tashmë ka publikuar formacionin zyrtar.
Gjyqtar kryesor sonte do të jetë turku Halis Ozkahya. Asistentë të tij janë Ceyhun Sesiguzel dhe Kerem Ersoy, ndërsa gjyqtar i katërt Alper Ulusoy.
Këtë sfide mund ta ndiqni direkt në DigitAlb Supersport.