Kampioni në fuqi, Kf.Drita ende nuk e ka përmbyllur merkaton e transferimeve. Pas pesë futbollistëve me të cilët nënshkroi ditë më parë, bardhë e kaltërit kanë sjellur një tjetër përforcim.
Në rradhët e Dritës në sezonin pranveror do të jetë edhe nigeriani, me nënshtetësi Amerikane, Kyrian Nwabueze.
Nwabueze ka pasur pervojë për disa vite në futbollin Amerikan, pastaj në Armeni, Slloveni e së fundmi tek FK Pobeda e Maqedonisë.
“FC DRITA me këtë nënshkrim ka plotësuar të gjitha pikat ku ka planifikuar të përforcohet dhe tani do të jetë më kompakte në vazhdimin e kampionatit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Duket se Kyrian do të jetë përforzimi i fundit te kampionët.