Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll ku Gjilani, si nikoqir, ka pësuar humbje nga Llapi, ndërkohë që skuadra tjetër gjilanase, Drita ka fituar në udhëtim duke mposhtu Malishevën.
Skuadra e Dritës, e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, ka shënuar edhe fitoren e pestë, kësaj here ndaj Malishevës me rezultat 4:2.
Golat për Dritën i shënuan B.Krasniqi (P) 09′, Simonovski 53′, Kryeziu 65′ dhe Ajzeraj 76′ .
Ndërsa golashënues për Malishevën ishin Marc-Olivier 21’ dhe Hazrollaj 89’
Rikujtojmë se deri në këtë xhiro, të tetën me radhë, FC Drita është skuadra e vetme pa humbje në Superligë, dhe i prinë renditjes me 17 pikë, ndërkohë që ka edhe një takim më pak të zhvilluar.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka pësuar humbje në terren të vet ndaj Llapit me rezultat minimal. Ishte futbollisti Kushtrim Shabani i cili realizoi në minutën e 81-të dhe ia siguroi tri pikë skuadrës së tij.
Tani, skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, por kujtojmë se për dallim prej Dritës, kuqebardhët i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet në këto tetë xhiro,
Superliga – Java e 8-të
Gjilani – Llapi 0 – 1
Malisheva – Drita 2- 4
E diel (15:00)
Trepça ’89 – Dukagjini
Drenica – Prishtina
E hënë (15:00)
Ferizaj – Ballkani