Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndër këto ballafaqime ishin edhe ato të skuadrave gjilanase që bëjnë gara në elitë, e të cilat fituan si mysafire për t’u rikthyer në Gjilan me gjah të plotë.
Madje edhe Drita edhe Gjilani përveçse se fituan dhe arkëtuan nga tri pikë, fitore shënuan me rezultat identik.
Kështu, Drita ka shënuar fitore duke e mposhtur skuadrën e Prishtinës (1:2), ndërsa skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ngadhënjeu ndaj Drenicës (1:2).
Golashënues: Prishtina (Blesa) – Drita ( Krasniqi dhe Baftiu)
Golashënues: Drenica (Dervishaj) – Gjilani ( Kelmendi dhe Zabërgja)
FC Drita, sërish rikthehet në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit me 44 pikë sa ka edhe Ballkani, i dyti, por me një ndeshje më pak, ndërsa SC Gjilani, përforcon pozitën e tretë, me 32 pikë, duke e shtuar dallimin në pikë me skuadrën e pozitës së katërt.
Përndryshe, në takimin tjetër të dites së sotme, Ferizaj – Malisheva, barazuan, (1:1). /2LONLINE/