Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e ku i kanë zhvilluar takimet edhe dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në Prizren. Bardhekaltërtit fituan ndeshjen e luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke e mundur Lirinë, 1:0, me golin e Blerim Krasniqit, në minutën e 52-të.
Ndërsa ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues. Rezultati final ishte 1:1. Gjilanasit kaluan në epërsi me golin e Senad Jaroviq, në minutën e 51-të, derisa barazoi për një pikë Ardian Limani, me golin e shënuar në minutën e 83-të.
Përndryshe, sot është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër: Ballkani – Feronikeli 74, luajtën baras 2:2. /2LONLINE/