Në ballafaqimin e zhvilluar në Stadiumin me bar sintetik, Drita e Gjilanit, garuese në Superligë, ka dalë superiore ndaj kundërshtarit dhe e ka përmbyllur me fitore ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në Futboll, ndaj skuadrës së Ramiz Sadikut, nga Prishtina, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3 me 0 dhe të gjitha golat u shënuan në 45-minutshin e parë të këtij ballafaqimi, edhe atë nga Krasniqi 08′, Namani 13′ dhe Jashari 39′.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Prishtina ka mundur Llapin me rezultat 2 me 1.
Përndryshe, ndeshjet e kthimit, të Kupës së Kosovës në Futboll, luhen më 13 prill. /2LONLINE/