Derbi i skuadrave gjilanase, Drita – Gjilani, përfundoi me fitoren e Dritës me rezultat 2 me 0.
Drita kaloi në epërsi në minutën e 11-të të takimit, me golin e Hamdi Namanit, derisa golin e dytë e shënoi Ardian Limani, në fund të pjesës së parë.
Ky rezultat i pjesë së parë doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Me këtë fitore Drita i prinë tabelës së klasifikimit ku nga 24 lojë ka grumbulluar 53 pikë.
Ndërkohë që skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani mbanë pozitën e katërt me 33 pikë.
Në javën tjetër, të 25-tën me radhë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës është udhëtuese ku do të ballafaqohet me Ballkanin, ndërsa Gjilani pret në terren të vet skuadrën Trepça ’89. /2LONLINE.com/ FOTO: Lumi HD.