Kanë përfunduar tri takimet e xhiros se tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita u tregua e fortë në pjesën e parë ndaj Drenicës ku realizoi tre gola, përmes, Shabanit në minutën e 2’të, Namanit (20), Kastriot Rexhës në (44′) dhe në pjesën e dytë përmes Betim Haxhimusës në të (79).
Ndërkaq, Drenica në pjesën e dytë shënoi golin e vetëm me Baton Zabërgjës, për të vendosur shifrën përfundimtare në 4:1.
E në takimin e dytë ndërmjet Besës dhe Feronikelit gjithçka u mbyll e barabart në 1:1, golat i shënua, Etnik Brruti për skuadrën nga Peja, e për Niklin realizoi gol Marko Milickovic.
Kurse, në takimin e fundit të ditës së sotme ndërmjet Arbërisë e Llapit, skuadra e Batatinës me dy gola e mposhti Arbnor Morinën në Podujevë. Golat i realizuan, Zhdrella dhe Januzi.