KV Drita e pa ndalshme, fiton në Skënderaj

KV Drita e pa ndalshme, fiton në Skënderaj

KV Drita e pandalshme në Superligën A, pasi ka triumfuar në ndeshjen në kuadër të xhiros së dytë ndaj KV Skenderaj, transmeton 2LONLINE.com.

Luftat në sete ishin të zjarrta, gjersa luftohej pikë për pikë. Në të trija setet Drita triumfoi me rezultat të ngushtë (14:25, 25:20, 21:25, 22:25), në fitoren prej 1:3.

Për fitoren e Dritës më e mira ishte Elvira Bajraktari, prurja e re, e cila shënoi 16 pikë, me 14 sulme e 2 blloka. Ajo u shpall edhe volejbollistja e ndeshjes./2LONLINE.com/.

KV Drita:

Elvira BAJRAKTARI 16 pikë (11 sulme, 3 sherbime, 2 bllok)

Rukije MUJA 18 pikë (15 sulme, 3 sherbime)

Dhurata SYLEJMANI 17 pikë (10 sulme, 6 sherbime, 1 bllok)

Adelajda PRENGA 5 pikë (4 sulme, 1 sherbime)

Valmira RAMADANI 4 pikë (4 sulme)

Blinera JAHA 5 pikë (2 sulme, 2 sherbime, 1 bllok)

KOMENTE