FC Drita ka nisur nga sot përgatitjet për sezonin pranveror në Superligë në kuadër të edicionit të garave 2019/2020, shkruan 2LONLINE.com.
Mesdita e 6 janarit grumbulloi përbërjen e futbollistëve të Dritës për stërvitjen e parë të këtij stinori, ndërsa aty ishin edhe ardhjet e reja dhe sapo i rikthyeri, Kastriot Rexha.
Këto janë disa nga pamjet e lojtarëve para hyrjes në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.