Edhe pse Kf.Drita nuk e ka zyrtarizuar transferimin e portierit gjilanas, Faton Maloku, sikur lojtarët e tjerë, duket se kjo punë tashmë është e kryer.
Ish-gardiani i Përfaqësueses së Kosovës ka ‘firmosur’ për një vit me klubin e Dritës dhe tashmë palët kanë arritur marrëveshje një vjeçare, ndërkohë prezantimi është çështje ditësh.
Një fakt që e mbështet transferimin e tij është se Maloku ka udhëtuar sot me Dritën në Bullgari për fazën e dytë përgatitore.
Ai ishte pjesë e fotografisë së përbashkët të klubit të publikuar nga faqja zyrtare e Dritës.
28 vjeçari bëhet ‘gardiani’ i dytë me të cilin FC Drita arrin marrëveshje këtë afat kalimtarë, pas ‘gardianit’ maqedonas Darko Tofiloski.