Skuadra gjilanase, FC Drita, u përball sonte me skuadrën belge, Royal Antwerp, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës, në një 90 minutësh të zjarrtë që përfundoi pa gola (0-0).
Ky rezultat vlerësohet shpresëdhënës dhe se tani FC Drita do të jetë e motivuar jashtëzakonisht shumë për ndeshjen e kthimit, për një fitore, çfarëdo qoftë, edhe minimale, që do ta dërgonte në rrethin tjetër.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Bosuil”, derisa ajo e kthimit luhet pas një jave, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /2LONLINE/