Kampioni i Kosovës Fc.Drita po qëndron në Turqi për fazën përgatitore parasezonale. Në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj FC Petrolul , Drita ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Kyrian Nëabueze, i cili para pak ditësh u bashkua me kampionët si përforcimi i fundit në këtë afat kalimtar.
“Edhe në këtë takim, hapësirë ju dha të gjithë lojtarëve, ku të gjithë bënë paraqitje shumë të mire”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Me këtë takim Drita ka mbyllur ciklin e ndeshjeve kontrolluese.
Fc Drita nesër do ta ketë seancën e fundit stërvitore para se të kthehet për Kosovë ku javën që vjen, do ta ketë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër KF Vllaznimit nga Gjakova.