FC Drita, nuk e ka nisur mirë stinorin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Kjo skuadër që pretendon kreun e tabelës, ka pësuar në takimin e parë të këtij gjysmë stinori, në ballafaqim me skuadrën Trepça ’89, ndeshje kjo e xhiros së 19-të.
Ndonëse humbja ishte minimale (1:0), FC Drita nëse ka pretendime të tilla për të qenë kampion, nuk duhet humbur pikë të tilla, aq më pak nga skuadrat e pjesës së fundme të tabelës së klasifikimit, bile nga ato që janë në zonën e rrezikuar për të ra nga liga.
Po ashtu, pikë të tilla kur humben dhe kur fitojnë skuadrat tjera konkurrente për pretendente për titull, si Ballkani në këtë rast, atëherë bëjnë që të krijohet edhe dallimi në pikë.
Tani Ballkani është i pari me 41 pikë, e Drita zhvendoset e dyta me 38 pikë.
Timonierit të ri të Dritës, Arsim Thaqit, i mbetet të analizojë mirë dhe ta gjej formulën e duhur për ndeshjen e xhiros së 20-të, kur Drita në shtëpi ballafaqohet me Dukagjinin, e cila skuadër, për dallim nga Drita, mori sot pikë të plota, pasi mundi Prishtinën (1:0). /2LONLINE/