FC Drita e ka nisur edicionin e ri 2021/2022 me këmbë të mbarë, pasi në takimin e xhiros së parë ka shënuar fitore, si vendës, në duelin ndaj KF Feronikelit.
Rezultati i këtij takimi ishte 2:1.
Golat për skuadrën bardhë e kaltër u shënuan në pjesën e dytë, 77’ dhe 80’ nga Ardit Tahiri, lojtar ky që sot debutoi me Dritën. Ndërsa, golin për mysafirët e realizoi, Sokol Kiqina.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, skuadra bardh e kaltër tregoi formë të mirë dhe lojë të kujdesshme në të gjitha repartet, kurse u aktivizuan edhe prurjet e reja. Përndrysh, në këtë takim munguan Marko Simonovski, Agim Zeka dhe Arbnor Muja.
Deklarata e Ardian Nuhiut, trajner i Dritës:
“Përgëzoj lojtarët për fitoren, karakterin e treguar dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Nuk kisha vërejtje edhe pse ishim në disavantazh
Besuam deri në fund dhe ia dolën ta fitojnë ndeshjen. Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar.
Kemi fondin e lojtarëve dhe mund të jenë zëvendësues secili për secilin. Më mirë të më dhëmb koka që të kem më shumë futbollistë sesa të mos kem”, ka thënë Nuhiu.