Pas dy barazimeve paraprake, skuadra gjilanase Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, në ballafaqimin e xhiros së 30-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Rezultati në këtë takim ishte 1 me 0, dhe golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 42-të të takimit
Me këtë fitore minimale por të rëndësishme, Drita u rikthye në krye të tabelës, tani me 60 pikë, dy më shumë se Ballkani, por që kjo skuadër luan nesër ndeshje ne kësaj xhiroje.
Përndryshe, sot është zhvilluar edhe një ndehsje tjetër e javës së 30-të, Ku Malisheva si mysafire mundi Ferizajn (1-2).
Përndryshe, nesër zhvillohen takime tjera të kësaj jave, takohen:
Ballkani – Trepça’89
Gjilani – Drenica
Llapi – Dukagjini