Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, KF Drita dhe KF Gjilani e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të garave në Vala Superligë ne Kosovës në futboll, pasi që të dyja këto skuadra kanë shënuar fitore, Drita si mysafire duke e fituar derbin me Prishtinën, ndërsa Gjilani si nikoqir, duke mposhtur skuadrën e Besës.
Ndryshe, Drita e nisi me fitore këtë edicion edhe atë si mysafire duke mundur KF Prishtinën, me rezultat (0-1). Golashënues për ekipin e Dritës ishte Xhevdet Shabani në minute e (32’) të pjesë lojës së parë, për t’i regjistruar kështu tri pikët e para.
Ndërsa skuadra tjetër gjilanase KF Gjilani para publikut të saj po ashtu e nisi mbarë edicionin e garave, pasi regjistroi edhe fitoren e parë dhe tri pikët e para, pasi mposhti skuadrën e Besës, me rezultat 2-1.
Golat për Gjilanin i shënuan Isa Eminhazirin (31’) dhe Gëzim Rusi (53’), kurse për Besën golin e vetëm e shënoi Fetim Kasapi në minutën e 82-të.
Përndryshe, edhe në xhiron e dytë, skuadrat gjilanase do të luajnë njësojë kur është në pyetje nikoqirllëku, pasi sërish Gjilani është vendës, pret Feronikelin, e Drita udhëton sërish, kësaj herë për t’u ballafaquar me KF Besa.
Takimet zhvillohen të shtunën me 26 gusht.