Java e 26-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll solli ballafaqimin Malisheva – Drita, e cila u përmbyll pa gola. Për një pretenduese të titullit, siç është Drita, mos marrja e pikëve të plota, me skuadra që nuk i ka rival të synimeve të njëjta, mund t’ia vështirësojnë rrugën drejt synimit, e sidomos nëse nuk shënon, pra reparti sulmues nuk e gjen dot golin, atëherë, rivalët tjerë, në këtë rast Ballkani, mund ta tejkalon me pikë.
Aktualisht, Drita vazhdon të jetë liderë e tabelës, tani me 52 pikë, 2 më tepër se Ballkani që e ndjek pas, por që ndeshjen e javës së 26-të e luan të dielën në Ferizaj dhe me fitore eventuale, i del sipër Dritës.
Sido që të jetë, Drita sot luajti baras (0:0) dhe arkëtoi vetëm një pikë, ndërsa sot u zhvillua edhe një ndeshje tjetër: Drenica – Prishtina (0:1), ndërsa nesër luajnë: Gjilani – Llapi, Ferizaj – Ballkani dhe Trepça ’89 – Dukagjini. /2LONLINE/