Drita dhe Llapi janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll.
Drita ka barazuar 2:2 në ndeshjen e kthimit kundër Ramiz Sadikut, rezultat ky i cili i ka mjaftuar për të kaluar në finalen, ngase ndeshjen e parë e kishte fituar 3:0.
Ramiz Sadiku arriti të krijojë epërsi prej dy golash nëpërmjet Armend Misinit (51’) nga penalltia dhe Granit Musës (66’), derisa Drita barazoi me golat e realizuar nga Ardit Tahiri (86’) e Almir Kryeziu (90’+3).
Ndërsa, skuadra e Llapit ka arritur ta përmbysë epërsinë e Prishtinës nga ndeshja e parë (2:1), duke shënuar fitore 2:0, në përballjen e tyre të dytë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, e golat për Llapin i shënuan Bianor Neto (59’) dhe Francisco Rivera (79’). /2LONLINE/