FC Drita po zhvillon përgatitjet parasezonale, duke aranzhuar disa duele miqësore. Sfida e parë kontrolluese për ‘bardhëekaltërit’ e Ardian Nuhiut ishte skuadra nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi. Skuadra gjilanase ishte mysafir i Shkupit në Maqedoninë e Veriut në miqësoren e zhvilluar këtë të diel (19 janar).
Ndeshja pas 90-të minutave përfundoi me rezultat të barabartë 0-0. Për Shkupin ky është barazimi i dytë më radhë dhe atë me rezultat identik (0-0), pas ndeshjes me Flamurtarin e Prishtinës.
Ish-kampionët e vendit do të ndeshen pas tri ditësh me Dardanën që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar.