Shqiptarja nga Deçani, Drita Cacaj, pjesë e listës zgjedhore të ÖVP-së (Partia Popullore Austriake), ka vendosur që me 15 tetor t’i drejtohet elektoratit (për të dytën herë) për të kërkuar besimin për të hyrë në mesin e 100 deputetëve të parlamentit austriak.
Shkruan: Florim Zeqa
Për dallim nga viti 2015-të, kësaj radhe Drita është më e vendosur dhe më e fuqishme në arritjen e objektivave të saj.
Me përvojen e saj mbi 10 vjeçare në skenën politikë dhe bagazhin e pasur intelektual, ajo do të garoj përkrah kandidatit Sebastian Kurz, ministër aktual i Punëve të Jashtme të Austrisë.
Drita Cacaj synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Austri, për integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, në veqanti për mbrojtjen e të drejtave të grave, nënave dhe motrave shqiptare.
Drita Cacaj ka një pervojë mbi 10 vjeqare në politikë, është një kapital i çmueshem, një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në Austri.
Ndër prioritetet e Dritës është mbajtja nën tutelë ligjore e ndërmarrjeve private të shqiptarëve në Vjenë e gjetiu në Austri, nxitja për krijimin e ndërmarrjeve të reja, si një mundësi reale për shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjët dhe të rejat shqiptare që kanë kryer studimet e mesme, të larta dhe pas-universitare.
Mbështetja dhe promovimi i talentëve të rinjë në fazat e fillestare, paraprakisht përcaktimit për fazat e mëvonshme të studimeve deri tek studimet universitare dhe akademike, është një ndër prioritetet kryesore të kandidates shqiptare.
Zonja Cacaj është e interesuar për ndryshimet e kaheve politike-ekonomike, ku partia ÖVP synon ta bëjë qytetin e Vjenës dhe Austrinë në përgjithësi tërheqëse dhe të dashur për të gjithë qytetarët pa dallime etnie, religjioni, race apo gjinie.
Kandidatja për deputete Drita Cacaj, edhe pse ishte vetëm 3 vjeçe kur emigroi me prinderit e saj në Austri para 49 vitesh, ajo e flet bukur dhe e zotëron për mrekulli gjuhën amtare shqipe. Ajo tashmë është në moshën 52 vjeçare, njohëse e mirë e shumë gjuhëve të huaja si rezultat i studimeve të shkëlqyera në Universitetin e Vjenës dhe përvojës së punës si përkthyese në institucionet zyrtare austriake.
Drita Cacaj me autoritetin e saj gëzon mbështetje nga komuniteti shqiptar në Austri, në radhë të parë nga Fondacioni “Dukagjini” me seli në Vjenë i cili e mbështet fuqishëm në garën zgjedhore dhe shumë shoqata e organizime tjera gjithandej shtetit austriak.
Jo vetëm kaq, një intektuale e shquar dhe një atdhetare mjaft e përkushtuar për avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të vet, ka nevojën për një mbështetje me të zgjeruar nga të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Austri, në mënyrë që me 15 tetor, të votojnë Drita Cacaj për deputete në Parlamentin e Austrisë.
Vota për ÖVP-në me 15 tetor 2017, gjegjësiht për kandidaten e kësaj partie prestigjioze, zonjën Drita Cacaj është votë e ndryshimit pozitiv në politikë, ekonomi, edukim dhe planifikim familjar të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Austri.
Bashkatdhetar të nderuar, Drita Cacaj me votën e juaj të lirë mund të bëhet deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Austrisë, e cila do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë dhe avancimit e të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike. Pra vota për ÖVP-në dhe Drita Cacaj, është votë për të ardhmen e juaj të sigurtë në shtetin austriak.
Le të shërbejë ky shkrim modest për sensibilizimin e opinionit shqipfolës në Austri, që me 15 tetor të votoj kandidaten shqiptare për deputete ne Parlamentin e Austrisë. Zoti e bekoftë votën lirë të gjakut Iliro-Dardan në Austri.