Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit në Podujevë, 1:2 me një rikthim të rezultatit në pjesën e dytë të ndeshjes së javës së dhjetë.
Derisa, llapjanët shënuan në pjesën e parë me anë të Valmir Veliut, duke synuar edhe gola të tjerë përmes rasteve të pakonkretizuara, shkruan 2LONLINE.com.
Edhe futbollistët e Dritës krijuan, por një mundësi të artë e humbi sulmuesit, Kastriot Rexha dhe me epërsi të vendasve skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dytë ishte më dinamike, me sulme e kundërsulme të të dyja skuadrave, gjersa më me fat ishte Drita.
Drita rrezikoi më shumë dhe falë përvojës u tregua skuadër më serioze dhe konkrete, duke shënuar golin e barazimit me anë të Almir Ajzerajt.
Fati ia ktheu shpinen Llapit, kur futbollisti Ahmet Januzi në tentim për ta larguar golin e dërgoi atë në portën e tij.
Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e dytë me 19 pikë, 6 pikë më pak se Ballkani në pozitën e parë, por me dy lojë më pak të zhvilluara./2LONLINE.com./