Klubi i futbolli FC Drita ka prezantuar trajnerin e ri, Akis Vavalis nga Greqia, i cili vije pas dorëheqjes së Arsim Thaqit.
Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral, Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner. Trajneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dritës. /2LONLINE/