Java e trembëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll nuk ka kaluar pa befasi. Për këtë u përkujdes Flamurtari i Prishtinës që triumfoi ndaj Dritës minimalisht me rezultat 1-0.
Torvioll Stullqaku realizoi golin e vetëm në këtë takim për kryeqytetasit për ti dhënë një fitore me vlera të mëdha.
Loja u karakterizua kryesisht nga atmosferë e qetë, gjersa pjesa e parë përfundoi pagola.
E tillë ishte edhe pjesa e dytë, me më shumë dinamikë po jo me raste konkrete. Me këtë humbje, Drita mbetet e treta në tabelë me 24 pikë.