Janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, ku në Klinë, Dukagjini e Drita luajtën pa gola, ndërsa Ballkani fitoi minimalisht në Skenderaj duke e mundur Drenicën (0:1).
Barazimi i Dritës dhe fitorja e Ballkanit, kanë bërë që skuadra e Ilir Dajës, të vendoset në krye të tabelës me 58 pikë, ndërsa, skuadra që drejtohet nga Arsim Thaqi, të zhvendoset në pozitën e dytë me 57 pikë.
Se si do të rrjedh tutje ky rivalitet për pozitë ne parë mbetet të shihet në ndeshjet në vazhdim, ndërkohë që kujtojmë se, kur janë në pyetje këto dy skuadra, java e 30-të, sjellë ballafaqimet, Drita – Prishtina e Ballkani – Trepça ’89. /2LONLINE/