Drita po qëndron në Antalya të Turqisë për fazën parasezonale përgatitore. Kaltërebardhët’ kanë udhëtuar dje në Turqi, gjersa patën paralajmëruar se atje do t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese.
Sot, gjilanasit kanë njoftuar zyrtarisht për tri ndeshjet miqësore të aranzhuara e që do të jenë tri skuadra ndërkombëtare, nga Polonia, Ukraina dhe Kazakistani.
Për këto ndeshje janë caktuar datat, ndërsa për orën e takimeve do të njoftoheni me kohë.