Lexuesit tanë kanë raportuar se në Gjilan para pak minutave, respektivisht ora 15:10, janë ndijë lëkundje të Tokës. Sipas faqes emsc-csem.org, lëkundjet e tokës janë regjistruar në regjionin e Shkupit me magnitut 5.2 të Rihterit.
E njëjta faqe raporton se para tetë orëve po në këtë regjion, janë regjistruar edhe dy lëvizje tektonike më të vogla të tokës, respektivisht 2.8 dhe 4.1 shkallë të Rihterit. Po sipas lexuesve tanë, dridhjet e tokës janë vërejtur edhe në Ferizaj. Nuk raportohet për dëme ose të lënduar./ 2L ONLINE