Një specie shumë e rrallë e kafshëve të vogla, të ngjashme me drerin, që mendohet se janë në prag të zhdukjes është gjetur në xhunglën veriperëndimore të Vietnamit për herë të parë në gati 30 vjet.
I njohur si Chevrotain ose dreri mi, ishte parë për herë të fundit në 1990, sipas një studimi të botuar sot në revistën ‘Nature Ecology and Evolution’.
Lloji Tragulus versicolor, u përshkrua për herë të parë në vitin 1910 bazuar në disa kafshë të gjetura pranë Nha Trang, rreth 450 kilometra në veri-lindje të qytetit Ho Chi Minh.
Ndryshe, shumë kafshë janë në prag të zhdukjes për shkak të humbjes së habitatit, ose ndryshimit të mjediseve.