Është zhvilluar një drekë pune mes Fehmi Fetahit, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) dhe Nazmi Jakurti, anëtar i Kryesisë, këshilltar juridik dhe zëdhënës i RRBDSHZ-së, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bernë, shkelqësinë e tij, Mentor Latifi dhe zv. ambasadore shkëlqesia e saj, Shukrije Ramadani, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe, Fehmi Fetahi, është një afarist dhe humanist i njohur në Zvicër dhe në Kosovë,
Dëshmi e suksesit të tij në fushën e biznesit është edhe Vali Ranch, Resort & Kongres Center që ndodhet në Përlepnicë të Gjilanit. resort ky i mahnitshëm që i ka dhënë vlerë të madhe dhe reputacion jo vetëm rajonit por krejt Kosovës, si një destinacion i shkëlqyeshëm turistik.
Veçojmë sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, hoteli luksoz. vilat, restorantet, shtigje kalërimi, minigolf, si dhe Steak House-in.