Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, bashkë me gra, përfaqësues intitucional dhe përfaqësues të OJQ-ve, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Morina Bunjaku ka bërë të ditur se kanë filluar aktivitetet e Javës së Gruas “Ne për Ato”.
Gjatë ditës, nënkryetarja e Komunës me bashkëpunëtorë kanë vizituar kampin ushtarak të FSK-së në Gjilan, repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm, repartin e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak, për t’i përfunduar aktivitetet me homazhe te busti i Nushit dhe Tefikut.
“Me gruan dhe për gruan, në të gjitha sfidat”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku. /2LONLINE/