Autoritetet policore kanë bërë me dije se Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga viktima shqiptar shtetas i Kosovës, gazetar i portalit ,,RajoniPress’’, pasi që dyshohet se përmes telefonit, i dyshuari, po ashtu shqiptar, shtetas i Kosovës, e ka kanosur, të njëjtin.
Mësohet se është ndalë për 48 orë Valon Shefkiu, drejtori i Urbanizmit i Komunës së Gjilanit, ndërsa sipas Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan , dyshohet se arsyeja e kanosjes, ka qenë një artikull i publikuar në Portalin ,,RajoniPress’’, në të cilin është lakuar emri i të dyshuarit.
“I dyshuari, që është drejtori i Urbanizmit në Gjilan është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.