Drejtoria e Inspeksionit po vazhdon kontrollin për lirimin e hapësirave publike, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit të Gjilanit.
Gjatë një aksioni të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit për lirimin e hapësirave publike në rrugën “15 qershori”, është tërhequr vërejtja për largimin e mallit dhe të njëjtit nuk kanë ndërmarrë masa për lirim.
Si rezultat janë dënuar 8 biznese për nxënien e hapësirave publike
“Do të vazhdojmë edhe më tutje deri në eliminimin e tërësishëm të këtyre praktikave të cilat përbëjnë rrezik për qytetarët po ndikojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/