DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjthshëm’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.