Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë.
Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka bërë të ditur pas një ankese të një qytetari për mospërputhje të çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, ka gjobitur shitësit në përputhje me ligjet në fuqi.
“Ne krenohemi me qytetarët tanë të ndërgjegjshëm të cilët duan të shohin rend e rregull në Gjilan. Prandaj edhe ankesat e tyre i marim me seriozitet e përplot përgjegjësi. Gjatë kësaj jave kemi pranuar një ankesë nga një qytetar në lidhje me mospërputhje të çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë. Kjo është në mospërputhje me ligjin për mbrojtje të konsumatorit, e në përputhje me po atë ligj ne i kemi shqiptuar gjobë shitësit.
Ligji është në shërbim të qytetarëve, prandaj nëse hasni në thyerje të tij ndjehuni të lirë të na drejtoheni. Ju sigurojmë që ankesat e kërkesat e juaja do të trajtohen me seriozitet të plotë”, ka deklaruar drejtoresha e Inspekionit, Entel Hyseni. /2LONLINE/