Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së, në Gjilan, James Lyon, i shoqëruar nga zyrtarët vendor të programit, sektori për çështje pronësore, trashëgimi kulturore dhe dialog ndërfetarë, Arijeta Rrotlla dhe Afërdita Zymberi , vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari Këshillit, Naim Aliu, me bashkëpunëtorë.
Kryetari Aliu i njoftoi mysafirët me punën dhe të arriturat e KBI-së së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi drejtorin e OSBE për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kanë me KBI në Gjilan.
Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.
Drejtori Lyon e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara e në veçanti me aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare.