Drejtori i Policisë e Kosovës (PK) në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit, Kolonel Agron Rukiqi ka pritë në takim pune zyrtarë të lartë të misionit OSBE-së të sektorit për zhvillim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës, Maurizio Mitrano shef i sektorit për zhvillim të Policisë së Kosovës dhe Anastasiia Sozina, Zyrtare e lartë për zhvillim të Policisë së Kosovës.
Kolonel Rukiqi i falënderoi përfaqësuesit e lartë të misionit të OSBE-së, për ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme të këtij misioni, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën e dhanë në trajnime në aspektin e ngritjes profesionale që ofrohet nga ky mision për Policinë e Kosovës në Drejtorin Rajonale të Gjilanit .
Zyrtarët e OSBE-së po ashtu premtuan se misioni i tyre në vazhdimësi do ta përkrah dhe mbështet Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit veçanërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, në fusha dhe lami të ndryshme aty ku shihet e nevojshme që misioni i tyre mundë të japë përkrahje dhe ndihmë.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj. /2LONLINE.com/