Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani është pritur në takim nga Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu” Gjilan, Avdyl Jerliu.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për të diskutuar për realizimin e aktiviteteve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve në Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Tregu”- Gjilan.
Ai është njoftuar për punët dhe sfidat e kësaj ndërmarrje nga Kryeshefi ekzekutiv, Avdyl Jerliu, ku dhe kanë vizituar tregun dhe tregtarët që operojnë brenda Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu”.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e efikasitetit të punës në të gjithë ndërmarrjen, sidomos në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Po ashtu u kërkua shtimi i numrit të punonjësve të sektorit të hapësirave publike në qytet e që momentalisht janë 30 mirëmbajtës.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “NPL Tregu”, Avdyl Jerliu u dakorduan për gjetjen e mënyrave për të përmirësuar kushtet dhe për të siguruar që hapësirat publike të jenë të mirëmbajtura dhe funksionale. /2LONLINE/