Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e nxënësit (semimaturantit) të shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan, Islam (Demush) Dalipi.
Islami ishte nxënës i dalluar në aktivitete dhe në gara shkollore. Gjatë këtij viti shkollor 2018/19, ka udhëhequr grupi e klasës së IX- të, “HARMONIA” në Garat Nacionale për Kulturë, Rini dhe Sport. Në Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ne kategorinë Art pamor.
Islami, duke u shpallur fitues ne Garat e kësaj kategorie në nivel shkollor. Për të vazhduar garën më tutje në nivel Komunal. Puna dhe përkushtimi i grupit, arrin suksese, duke u shpallur fitues dhe si grup më i miri i kësaj kategorie edhe në Garat në nivel Komunal. Për të vazhduar Garën edhe më tutje, duke përfaqësuar shkollën dhe Komunën e Gjilanit edhe në Garat në nivel Republikan.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, shpreh ngushëllime familjes Dalipi, mësimdhënësve, shoqeve dhe shokëve të klasës, për ikjen në amshim në moshë aq të re të shokut të tyre, Islamit.
Si drejtori, dhe si udhëheqës i këtoj dikasteri në nivel komunal, shpërfaqi gatishmërinë ti gjindemi afër në çdo pikëpamje familjes Dalipi.