Sot, Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, me stafin e tij, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade József Szpisják, me stafin e tij.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it.
Nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kolonel Rukiqi ka falënderuar zëvendëskomandantin Szpisják për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë. /2LONLINE/