Drejtori i Departamentit të Mjekësisë, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj priti në takim drejtoren e përgjithshme të SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raçi
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj i shoqëruar nga nënkolonel Dr. Hamide Osaj, priti në takim drejtoren e përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raçi.
Me këtë rast, të dy palët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e mjekësisë me fokus në aspektet e trajtimit mjekësor, trajnimeve, edukimit të vazhdueshëm profesional si dhe mbështetjes reciproke në mes dy institucioneve.
Kolonel Dr.Tahiraj dhe Dr. Zejnullahu-Raçi, pas takimit edhe me karakter pune, u pritën edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku e njoftuan me rezultatet e takimit, si dhe u pajtuan që të gjitha çeshtjet e diskutuara të trajtohen në Protokollin e Bashkëpunimit në mes dy institucioneve i cili pritet të nënshkruhet së shpejti. /2LONLINE/