Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, Basri Aliu, iu ka bërë thirrje personelit arsimor të kësaj komune që të vaksinohen kundër Covid-19.
“Siç e dini është paraparë që mësimi nëpër shkolla të filloj me prezencë fizike, në anën tjetër vazhdimisht në vend po shënohet rritje e numrit të infektuarave nga virusi Covid-19. Me qëllim që të ruajmë shëndetin publik, ftojë të gjithë personelin arsimor të komunës së Vitisë, që të vaksinohen kundër këtij virusi. Prandaj i bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve dhe personelit tjetër që të vaksinohen”, ka thënë Aliu, në adresimin e tij për personelin arsimor të komunës së Vitisë.
Ai ka shtuar se duhet të kemi parasysh se vaksinimi është mbrojtja më e mire e shëndetit të qytetarëve tanë dhe përmes tij do të mundësojmë nxënësve dhe fëmijëve të vijojnë mësimin në bankat shkollore dhe të parandalojmë pasojat nga virusi pandemik. /2LONLINE.com/